Sugjerojmë:

Sallatë me patate. E mirë për shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar!

Sallatë me patate

Ingredientët

  • 500 gram patate të vogla
  • 100 gram sallam pikant
  • 4 vezë të skuqura (sy)
  • 50 gram ullinj jeshil pa bërthama
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1/2 spec jeshil
  • 1/2 spec të kuq
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 1/2 lugë mustardë pikante
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë të ftohtë e kripë vendosni për të zierë patatet (me gjithë lëkurë).

2

Më pas i hiqni lëkurën dhe i ndani në 4 pjesë secilën.

3

Prisni sallamin, perimet dhe erëzat. I bashkojmë në enën ku kemi vendosur patatet.

4

Shtoni vaj ulliri, mustardë, kripë dhe piper. I përzieni mirë.

5

Shërbejeni sallatën në një pjatancë dhe sipër i shtoni vezët!

Lini një koment