Sugjerojmë:

Sallatë me panxhar dhe arra

Sallatë me panxhar

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Një sallatë fantastike është kjo e sotmja me panxhar. Nuk ju merr shumë kohë në përgatitje dhe vlerat ushqyese që merrni janë të pafundme!

Ingredientët

  • 5-6 panxharë
  • 200 gr kos të trashë
  • 3 lugë gjelle majonezë
  • 1 thelpi hudhër
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 qepë të njoma
  • 100 gr arra
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Ziejmë panxharin në ujë me kripë dhe më pas e presim në copa të vogla.

2

Përgatisim salcën duke përzier kosin me majonezën, vajin, kripën, piperin dhe hudhrën e grirë imët.

3

E shtojmë salcën tek panxhari dhe e përziejmë mirë. Në fund shtojmë qepët e njoma të grira hollë dhe arrat e copëtuara. Shërbejeni të ftohtë!

 

Lini një koment