Sugjerojmë:

Sallatë me pak përbërës, por me shumë shije

E lehtë, e asimilueshme dhe e shëndetshme, por në të njëjtën kohë super e shijshme…kjo sallatë duhet provuar sa më shpejt!

Përbërësit për 4 persona:

  • 300 gram gjoks pule
  • 2 karota
  • 300 gram sallatë mikse (marule, spinaq, etj)
  • 5 gjethe mente
  • kripë
  • 150 gram jogurt
  • 1 kërcell selino
  • 1 kastravec
  • 1 thelb hudhër
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • piper

Përgatitja:

  • Lani dhe qëroni kastravecin. Priteni përgjysmë për së gjati, hiqini farat dhe priteni në kubikë. Hidhini kripë dhe lëreni për 10 minuta. Më pas përziejini me dorë kubikët dhe shtoni jogurtin, 1 thelb hudhër të grirë, 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë, piper dhe 5 gjethe mesteje të lara e të grira. Kështu keni përgatitur salcën xaxiq të cilën duhet ta vendosni në frigorifer.
  • Nxehni një tigan që nuk ngjit, shtoni pak kripë të imët që të mos ngjisë mishi dhe kështu gatuani gjoksin e pulës të prerë në feta për 2 minuta nga secila anë. Sapo të ftohet, ndajeni në copa.
  • Pastroni dhe qëroni dy karota. Lajini dhe pritini në fije. Lani kërcellin e selinos dhe priteni në feta. Pastroni sallatën mikse, ndajeni në copa dhe thajeni mirë. Ndajini perimet në 4 tasa. Sipër shtojuni mishin e pulës, kripë dhe piper.  Në fund shtoni salcën xaxiq.

Lini një koment