Sallatë me mollë jeshile dhe arra

Një sallatë e cila ju merr fare pak kohë për tu përgatitur.

Mbart plot vlera ushqyese, prandaj nuk duhet ti mungojë tryezës suaj sot.

Ju bëftë mirë!

Përbërësit:

  • 1 tufë sallatë jeshile
  • 2 mollë të prera në feta të holla
  • ½ filxhanë me arra
  • ¼ filxhan me qershi të thata
  • 150 gram gorgonxola i prerë në kubikë

Përbërësit për salcën:

  • 1 lugë mustardë
  • 1 lugë shurup panje
  • 1 lugë çaji uthull molle
  • ¼ filxhan vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

  • Pasi i keni larë, pastruar mirë dhe tharë të gjithë përbërësit, hidhini në një tas dhe i përzieni mirë.
  • Në një tas të vogël, përgatisni salcën.
  • Është shumë e thjeshtë, hidhni mustardë, uthullën, shurupin  e panjës, kripë, piper, trazojini mirë për 5 minuta derisa përbërësit të bashkohen e të bëhet një masë homogjene. Në fund ia shtoni sallatës sipër!

Lini një koment