Sugjerojmë:

Sallatë me lakër dhe salcë portokalli

Sallatë me lakër dhe salcë portokalli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Një sallatë që ju hap oreksin dhe që shkon më së miri me çdo pjatë!

Ingredientët

  • ½ lakër të kuqe
  • ½ lakër të bardhë
  • 2 karrota
  • 2 rrepa
  • 2 portokalle
  • lëkura dhe lëngu i 1 limoni
  • lëkura dhe lëngu i ½ portokalli
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Udhëzimet

1

Në një rende grini imët lakrën e kuqe, të bardhë dhe karotat.

2

Prisni ne feta rrumbullake rrepat dhe portokallin.

3

I vendosni përbërësit në një tas të madh.

4

Në një enë përgatisni salcën duke kombinuar lëngun dhe lëkurën e portokallit dhe limonit, shtoni uthullën, vajin e ullirit, kripën dhe piperin. I rrihni për disa sekonda.

5

Më pas ia shtoni sallatës me lakër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment