Sugjerojmë:

Sallatë me finok dhe portokall: Pak shije Siçilie në pjatë

Sallatë me finok dhe portokall

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 2 minuta

Përmes kësaj sallate me finok dhe portokaj të përgatitur sipas traditës siciliane do të sillni në tryezën tuaj një vakt plot vitamina dhe kripëra minerale. Është një pjatë e lehtë, por e shëndetshme dhe ju bën të ndiheni plot energji. Në këtë recetë kemi shtuar ullinj të zinj, por sipas dëshirës ju mund ta personalizoni me arra, gjethe spinaqi ose qepë të prera hollë./neps.al

Ingredientët

  • 2 finokë
  • 2 portokaj
  • Kripë dhe piper
  • 2 lugë vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lajini dhe thajini finokët duke ruajtur edhe pjesët e jashtme (gjethet). Prisni majat dhe pritini finokët në feta të holla.

2

Qëroni një portokall dhe ndajeni në thela. Në një enë bashkoni thelat e portokallit dhe finokët e prerë në hollë, më pas shtoni 2 lugë vaj ulliri, kripë e piper.

3

Mund t’i shtoni recetës ullinj të zinj, arra, gjethe spinaqi, qepë të prera në feta, kaperi dhe çdo përbërës tjetër sipas fantazisë suaj.

Lini një koment