Sugjerojmë:

Sallatë lakre në tigan me salcë portokalli e bajame

Sallatë lakre në tigan me salcë portokalli e bajame

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Një recetë e rafinuar për të përgatitur në shtëpi një sallatë të pasur, të shijshme, të veçantë, me pak përbërës, por të pasur me shumë benefite për shëndetin, minerale e vitamina: portokaj, lakër e bajame. Le të shohim si ta përgatisim këtë sallatë krokante në tigan, të përshtatshme për gjithë familjen: vegane dhe pa gluten. E veçanta e kësaj recete është në salcën e portokallit dhe në gatimin e lakrës në tigan.

Ingredientët

  • 500 gr lakër
  • 1 thelpi hudhër
  • 4 portokaj
  • 5-6 lugë vaj ulliri e.v
  • 1 grusht bajame
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Lani me kujdes lakrën dhe priteni në fije të holla.

2

Në një tigan, nxehni një lugë vaj dhe skuqni hudhrën.

3

Shtoni lakrën e prerë në shirita dhe kaurdiseni për pak minuta.

4

Ndërsa lakra gatuhet në zjarr të ulët, qëroni 3 portokaj dhe pritini në kube për të realizuar salcën.

5

Në një tas shtrydhni lëngun e portokallit të katërt dhe përziejeni me 5 lugë vaj ulliri, kripë e piper.

6

Këtë përzierje shtojeni tek lakra që po gatuhet në tigan së bashku me portokajt e prerë në kubikë dhe lërini për pak minuta të marrin shije në nxehtësi të lartë.

7

Kompletojeni sallatën me bajamet dhe servireni të ngrohtë.

Lini një koment