Sugjerojmë:

Sallatë jeshile me kërpudha, thana dhe arra, do ta adhuroni

Disa fletë sallate jeshile
50 gr kërpudha të prera dhe të pjekura
20 kokrra arra të qëruara
20 gr domate të thata
Thana të thata
100 ml verë e ëmbël
50 ml uthull balsamike
100 ml vaj ulliri
1 lugë sheqer pluhur

1.Pasi kemi larë dhe tharë fletët e sallatës, i grijmë hollë dhe sipër tyre hedhim përbërësit e tjerë: domatet e thata, thanat, arrat dhe kërpudhat.

2.Thanat e thata para si t’i shtojmë në sallatë i zbusim në lëng portokalli.

3.Më pas përziejmë në një enë verën e ëmbël, uthullën balsamike, sheqerin pluhur dhe i lemë të ziejnë për rreth 10 minuta në temperaturë të ulët.

4.E lëmë përbërjen të ftohet dhe e përziejmë me vajin e ullirit.

5.Në fund, e shërbejmë sallatën duke e spërkatur me salcën që përgatitëm.

Lini një koment