Sugjerojmë:

Sallatë e shpejtë me rukola dhe gorgonxola

100 gr rukola
2 dardhë
4 lugë sheqer
3 lugë vaj ulliri
10 lugë uthull balsamike
200 gr gorgonxola
4 lugë thelpinj arrash
Kripë, piper

1.Lani rukolan, thajeni dhe shpërndajeni nëpër pjata. Lani dardhët dhe pritini në 8 thela.
2.Karamelizoni sheqerin në një tigan duke e njomur me uthull balsamike, shtoni copat e dardhës dhe gatuajini për 2 minuta.
3.Hiqni tiganin nga soba dhe lëreni të ftohet për pak kohë. Më pas hidhini copat e dardhës dhe salcës mbi rukola. 4.Shtoni copat e gorgonxolës, dekorojini pjatat me arra dhe servirini.


Lini një koment