Sallatë e ftohtë me patëllxhanë dhe speca, shije për t’u patur zili!
3 patëllxhanë
1 spec i verdhë
1 spec i kuq
½ filxhan kafe uthull molle
1/2 qepë e kuqe
1 lugë kafeje vaj ulliri
6 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
1 filxhan kafe uthull të verdhë
Kripë, piper i zi
1.Vendosim një tenxhere në zjarr me ujë për të zierë. Grijmë majdanozin shumë hollë.
2.Qërojmë hudhrat dhe ato i grijmë imët. Specat i presim në shirita për së gjeri, qepën e presim në feta të holla sipër sallatës.
3.Patëllxhanët i qërojmë nga lëkura, i presim në shirita në gjatësinë e specave. Shtojmë tek tenxherja në zjarr 1 lugë çaji kripë dhe 1 filxhan kafe uthull të bardhë dhe vendosim copat e patëllxhanit të ziejnë për 7 minuta.
4.Më pas i kullojmë mirë duke i shtypur me lugë që mos të kenë më ujë. Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim specat deri sa të ulim volumin dhe të skuqen lehtë.
5.Ndërkohë që specat skuqen në një tas vendosim hudhrat e grira, piper të zi dhe 1 lugë kripë, 1 lugë kafe vaj ulliri.
6.I përziejmë mirë dhe e lëmë mënjanë që vaji të aromatizohet. Vendosim patëllxhanët e kulluar në një tas.
7.Shtojmë po aty specat e kaurdisur dhe 1 filxhan uthull molle si dhe pak piper të zi, qepët, majdanozin të grirë dhe të gjitha këto i përziejmë mirë.
8.Në fund shtojmë vajin e aromatizuar me hudhra.
9.I lëmë të marinohen 30 minuta në temperaturë ambienti me kapak e në fund i vendosim në frigorifer dhe 30 minuta të tjera para se t’i servirim.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment