Sugjerojmë:

Sallatë e ftohtë me oriz. Kjo recetë thjesht duhet provuar!

200 gram oriz
200 gram proshutë pule
200 gram kastraveca turshi
3 vezë të ziera
1 tufë majdanoz
Pak ajkë kosi të trashë
Kripë dhe piper i zi

1.Pasi e kemi zierë orizin, e hedhim në një enë të madhe qelqi.

2.I shtojmë kastravecat turshi të prera në copa të vogla, vezët, majdanozin, kripën, piperin e zi dhe proshutën e pulës. Më pas i hedhin ajkën e kosit.

3.I përziejmë mirë me lugë masën e krijuar dhe e shërbejmë në pjata të mëdha dhe të cekëta.

4.Sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment