Sallatë e ftohtë me farfalle, karkaleca dhe speca shumëngjyrëshe

350 gram pasta (farfalle)
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper të zi
1 spec i kuq prerë në shirita
1 spec jeshil
1 spec portokalli
Lëngu i 1 limoni
2 lugë gjelle me misra të gatshëm
1 qepë e vogël e kuqe
2 lugë gjelle uthull molle
2 thelpi hudhra
Për karkalecat: 400 gram karkaleca të qëruar e pastruar
Kripë, piper
1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 lëng limoni

1.Në fillim gatuani pastat sipas udhëzimeve. I kulloni dhe i lini mënjanë.

2.Prisni imët qepën, hudhrën dhe specat.

3.Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni karkalecat me kripë dhe piper.

4.I hiqni mënjanë dhe në po të njëjtin tigan skuqni qepën, specat dhe hudhrat.

5.Në një tas të madh bashkoni pastat, karkalecat dhe specat.

6.I përzieni të gjitha bashkë duke i shtuar vaj ulliri, uthullën, lëng limoni, misrat, pak kripë dhe piper.

7.Shërbejeni sallatën nëpër pjata dhe shijojeni!

Lini një koment