Sugjerojmë:

Sallatë e freskët frutash me kuinoa

1 filxhan me kuinoa
2 gota ujë
3 lugë gjelle mjaltë
1 filxhan e gjysmë me luleshtrydhe
1 filxhan e gjysmë me boronica
Lëngu i një lime

1.Gatuani kuinoan sipas udhëzimeve në paketim dhe më pas e lini mënjanë.

2.Në një tas përzieni lëngun e limes dhe mjaltin.

3.Frutat i prisni në kubik të vegjël dhe i bashkoni me kuinoan. Në fund i shtoni sipër salcën që përgatitët.

4.I përzieni të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment