Sallata e ditës: Me mollë, spinaq dhe fruta të thata!
Për salcën marinuese: ½ filxhan me kos
2 lugë gjelle majonezë
3 lugë gjelle lëng limoni
¾ lugë çaji me kripë
1/4 lugë çaji me piper të zi
Për sallatën: 1 tufë spinaq i pastruar dhe larë mirë
2 degë selino të prera imët
½ qepë e kuqe e prerë në rrathë të hollë
¼ filxhan me rrush të thatë
½ filxhan me arra
1 mollë e qëruar në feta të holla
1/3 filxhan me djathë çedar
1.Për të bërë salcën në një tas,përzieni kosin, majonezën, lëngun e limonit, pak kripë e piper. I lini mënjanë.
2.Ndërkohë në një tas të madh bashkoni spinaqin e copëtuar me dorë, selinonë, qepën e kuqe, rrushin e thatë, arrat, mollën.
3.I përzieni mirë duke i shtuar gradualisht salcën.
4.Kur të jeni gati për ta servirur, i shtoni sipër djathë çedar. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment