Sugjerojmë:

Salcë me kos, spinaq dhe arra. S’do keni të ngopur me shijen e saj!

400 gr spinaq
300 gr kos grek (na duhet i trashë)
3- 4 degë kopër
1 thelpi hudhër të grimcuar
3 lugë gjelle vaj ulliri
Arra të thërrmuara
Kripë

1.Në një tenxhere shtoni spinaqin e larë dhe vendoseni në zjarr të ulët, pa shtuar ujë.

2.Mbulojeni me kapak që të zbutet, duke e përzierë herë pas here.

3.Pasi të ketë ulur volumin, rregullojeni me kripë.

4.Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

5.Në një tas hidhni kosin.

6.Rregullojeni me kripë, shtoni spinaqin, koprën, hudhrën, arrat dhe përziejeni mirë.

7.Shërbejeni nëpër pjata me pak vaj ulliri sipër dhe shijojeni duke e shoqëruar me vaktet tuaja!

Lini një koment