1.Vendosni thelpinjtë e arrave në ujë të vluar për 3-4 minuta. Në këtë mënyrë mund t’u hiqni më lehtë cipën e jashtme.
2.Merrni tulin e bukës dhe zbuteni në qumësht. Lëreni për disa minuta pastaj shtrydheni mirë, për të eliminuar qumështin e tepërt.
3.Merrni thelpinjtë e arrave të cilave u keni hequr cipën dhe grijini në mikser bashkë me bukën e zbutur, stikat e pishës, pak kripë, hudhrën dhe djathin parmixhan.
4.Shtoni pak vaj dhe nëse salca ju duket shumë kompakte, bëjeni më kremoze me qumështin e mbetur nga lagia e bukës.
5.Salca juaj është gati. Mund ta përdorni në pasta e ravioli, ose ta shoqëroni me një fetë bukë të ngrohtë.
Lini një koment