Sugjerojmë:

Sa bakshish duhet t’i lëmë korrierit që na sjell ushqimin?

Ndryshe nga shumë vende të tjera të botës ku ekzistojnë rregulla të pashkruara në lidhje me bakshishin që do të lësh për një shërbim të marrë, në Shqipëri ende gjërat janë disi të paqarta. Vendi më i zakonshëm ku shqiptarët praktikojnë lënien e bakshishit është në bare e restorante, ku shprehin vlerësimin e tyre për një kamarier që ka qenë shumë i sjellshëm dhe i gatshëm t’u vijë në ndihmë për ҫdo kërkesë, ose për ushqimin e shijshëm.

Por përsa i përket porosive të kryera online, gjërat duket se janë ende të paqarta. Sa bakshish i duhet lënë një korrieri që kujdeset që ushqimi të të vijë në derën e shtëpisë në kohë ndoshta dhe në mes të një furtune?

Konsidero vlerën e faturës

Nëse bëhet fjalë për një faturë të vogël, mund të praktikohet metoda e rrubullakosjes së faturës siҫ bëhet rëndom nëpër bare ku konsumohet kafeja. Nëse vlera është disi më e lartë, 7-10% e vlerës së faturës e lënë bakshish është e pagabueshme dhe tejet e vlerësuar.

Vlerëso situatën

Të ka ardhur porosia në kohë rekord? Shtoji dhe pak bakshish për të inkurajuar korrektesën, fundja askush nuk do që ushqimi t’i vijë i ftohtë dhe të jeni të sigurt se korrierët do ta mbajnë mend. E njëjta gjë vlen dhe për situata specifike si orare të vona të natës apo kushte të vështira meteorologjike. Nëse shërbimi ka qenë korrekt edhe në këto kushte, një bakshish pak më i lartë është mënyra më e mirë për të shprehur vlerësimin.

Po kur nuk i ke paratë cash?

Ndodh! Dhe është veҫanërisht e sikletshme kur shërbimi ka qenë shembullor dhe nuk ke para gjendje për ta shpërblyer siҫ duhet. Për këtë arsye në Snapfood ekziston mundësia e lënies së bakshishit për korrierët nëpërmjet pagesës me kartë online. Në momentin që ke regjistruar kartën tënde të debitit ose kreditit në aplikacion dhe je duke përfunduar porosinë që do ta paguash me kartë, ke mundësinë të vendosësh vlerën e bakshishit me të cilin dëshiron të shpërblesh korrierin që të sjell ushqimin.

Ata kanë mundësinë ta shohin paraprakisht dhe të jeni të sigurt që do t’i motivojë për të bërë më të mirën.

Kliko linkun për të shkarkuar aplikacionin: https://snapfood.al/download-app

Lini një koment