Sugjerojmë:

Rrathë qepe të skuqur

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
2 persona
Kalori:
1 qepë e madhe, e prerë në feta 1 cm, në formë unazash
vaj për skuqje të thellë
150 gr miell që fryhet vetë
180 ml ujë të gazuar

Ngrohni vajin në 180C në një tigan të thellë me bazë të rëndë – nuk duhet të jetë më shumë se 1/3 e mbushur.

Ndërkohë hidhni miellin dhe ujin e gazuar në një enë dhe kriposeni me bollëk. Përziejini së bashku për të formuar një brumë të hollë.

Lyejeni një tufë të vogël të unazave të qepëve në brumë. Vendoseni me kujdes në vajin e nxehtë dhe skuqeni deri sa të jenë të arta, rreth 2-3 minuta. E heqim me një lugë me vrima dhe e vendosim në një letër kuzhine që të kullojë. Përsëriteni me qepën dhe brumin e mbetur.

Komento