Role buke të mbushura me proshutë dhe djathë, receta për 5 minuta
10 feta bukë në formë gjatësore pa kore
10 feta proshutë e pjekur
10 feta djathë
Bukë e thekur e grirë
2 vezë
1 gotë qumësht
1.Merrni fetat e bukës dhe shtrijini pak me petëz.
2.Sipër çdo fete vendosni fetat e proshutës dhe të djathit.
3.Rrihni vezën me një pirun dhe shtoni qumështin.
4.Rrotullojini në vetvete fetat e bukës dhe kalojini fillimisht në bukën e rrahur me qumësht dhe më pas në bukën e thekur të grirë duke u siguruar të lyhen nga të gjitha anët.
5.Vendosini tek një tavë e mbështjellë me letër furre e lyer me vaj, hidhuni dhe pak vaj sipër dhe piqini në furrë të nxehur në 180 gradë për 10 minuta.
6.Pas 10 minutash lërini të marrin ngjyrë të artë në skarën e sobës për 3-5 minuta.
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Lini një koment