Kjo recetë e shijshme është e shpejtë për t’u përgatitur dhe mund të realizohet në dhjetëra versione. Edhe mbushja e tyre mund të jetë e ndryshme. Gjithashtu mund t’i gatuajmë në furrë, mund t’i skuqim ose t’i vendosim në një tigan me pak vaj.
Përbërësit për 10 të tilla:
10 feta bukë në formë gjatësore pa kore
10 feta proshutë e pjekur
10 feta djathë
2 vezë
Një gotë qumësht
Bukë e thekur e grirë
Merrni fetat e bukës dhe shtrijini pak me petëz.
Sipër çdo fete vendosni fetat e proshutës dhe të djathit.
Rrihni vezën me një pirun dhe shtoni qumështin.
Rrotullojini në vetvete fetat e bukës dhe kalojini fillimisht në bukën e rrahur me qumësht dhe më pas në bukën e thekur të grirë duke u siguruar të lyhen nga të gjitha anët.
Vendosini tek një tavë e mbështjellë me letër furre e lyer me vaj, hidhuni dhe pak vaj sipër dhe piqini në furrë të nxehur në 180 gradë për 10 minuta.
Pas 10 minutash lërini të marrin ngjyrë të artë në skarën e sobës për 3-5 minuta.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment