1.Shkrini gjalpin në një tigan dhe përzijeni në zjarr të ulët qepën e grirë hollë.
2.Qepa duhet të gatuhet mirë pa marrë ngjyrë.
3.Shtoni orizin dhe ngrini pak zjarrin që të theket orizi, duke e përzier vazhdimisht.
4.Kur orizi ta ketë thithur të gjithë lëngun dhe të jetë bërë pak transparent hidhni verën dhe me të avulluar shtoni lëngun e pulës të vluar, pak nga pak me një garuzhdë, gjithnjë duke vijuar përzierjen.
5.Ndërsa orizi të jetë duke e thithur të gjithë lëngun shtoni parmixhanon e grirë.
6.Kur orizi të jetë bërë i fortë hiqeni nga zjarri, shtoni pak gjalpë dhe pana.
7.Mbulojeni me kapak dhe lëreni të pushojë disa minuta.
8.Shërbejeni të nxehtë duke i grirë përsipër disa feta shumë të holla tartufi të bardhë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment