Sugjerojmë:

Rizoto me salçiçe, parmixhano dhe kërpudha për një vakt super të shijshëm

350 gr oriz
1 qepë e vogël
½ gotë verë e bardhë
250 gr salsiçe
30 gr kërpudha porçini të thata
50 gr gjalpë
50 gr djathë parmixhano
Lëng zarzavatesh i valuar
1 bustinë shafran
Majdanoz i freskët

1.Salçiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime.

2.Kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen.

3.Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30 gr gjalpë.

4.Shtojmë salçiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë.

5.Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre.

6.Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier.

7.Pak kohë para se orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë.

8.Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin parmixhano.

9.E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët.

Lini një koment