1.Pastrojmë qepët dhe i grijmë në kubikë të vegjël.
2.Në një tigan skuqim gjysmën e qepës për 1 minutë dhe pastaj shtojmë orizin dhe lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë.
3.Qërojmë kungullin dhe e presim në kubikë.
4.Pastrojmë hudhrat, spinaqin dhe qepët e njoma.
5.Vëmë të skuqet pjesa tjetër e qepës, shtojmë hudhrën e grirë hollë, copat e kungullit, zaferanon, kripë e piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
6.Në një tigan tjetër hedhim farat e kungullit dhe i pjekim për pak minuta.
7.Hedhim një lugë vaj dhe shtojmë qepët e njoma dhe spinaqin. I skuqim së bashku për disa minuta deri sa të thithin të gjithë lëngun.
8.Përziejmë orizin me kungullin dhe përzierjen e spinaqit dhe e spërkasim me djathë parmixhano të grirë imët.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento