Sugjerojmë:

Rizoto me Filadelfia dhe shegë, pjata përfekte!

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
3-4 persona
Kalori:
1324
350 gr oriz
200 gr Filadelfia
2 shegë
1 qepë
Vaj ulliri
2 lugë gjelle parmixhano i grirë
½ gotë verë e bardhë
Lëng zarzavatesh i valuar

1.Skuqim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri, shtojmë orizin dhe e skuqim edhe atë duke e përzier pa ndërprerje.

2.E shuajmë me verë dhe kur ajo të ketë avulluar shtojmë lëng zarzavatesh. Vazhdojmë zierjen e orizit duke shtuar lëng zarzavatesh sipas nevojës.

3.Kur orizi të jetë zier, fikim zjarrin dhe shtojmë Filadelfian, parmixhanon dhe kokrrat e 1+1/2 shege.

4.E përziejmë orizin me lugë druri me shpejtësi. E shërbejmë me kokrrat e shegës që kishim lënë mënjanë.

Komento