1.Grini kungullin në grirësen elektrike, e shtrydhni për t’i larguar lëngjet dhe e vendosni në një tas.
2.Pasi rrihni vezët, i shtoni te tasi bashkë me vajin, miellin, kripën dhe arrëmyshkun e bluar.
3.Brumin e formuar e shtroni në një tavë ku keni vendosur më parë letër furre dhe e piqni për 25 minuta në temperaturën 180 gradë.
4.Pasi e nxirrni nga furra e lëreni të ftohet pak dhe e mblidhni role, bashkë me letrën e furrës, që t’i jepni formë.
5.Pasi ftohet plotësisht e hapni, e hiqni nga letra dhe e lyeni të gjithë sipërfaqen e petës me kremin e djathit, vendosni sipër fetat e proshutës dhe sallatën, e mblidhni përsëri role dhe e shërbeni të ndarë në feta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment