Sugjerojmë:

Recetë e shpejtë: Si të gatuash karkaleca të shijshëm në vetëm 5 minuta

Persona: 4

Ingredientët

  • 500 gr karkaleca mesatarë të pastruar
  • ½ luge çaji kripë
  • ¼ luge çaji piper
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ gote verë e bardhë
  • 4 thelpinj hudhër e grirë
  • ¼ luge çaji fara speci djegës
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • ¼ gote majdanoz I freskët i grirë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

Udhëzimet

1

Shpëlajini karkalecat me uë të rrjedhshëm dhe thajini me letër kuzhine.

2

Spërkatini me kripë dhe piper.

3

Në nxehtësi mesatare, nxehni vajin në një tigan të thellë dhe shtoni karkalecat. Lërini të skuqen për një minutë dhe më pas kthejini.

4

Shtoni verën e bardhë, hudhrën dhe farat e specit. Gatuajini për rreth dy minuta derisa verë të jetë përgjysmuar.

5

Hiqeni tiganin nga zjarri, shtoni gjalpin dhe trazojeni derisa të ketë shkrirë plotësisht. Shtojini majdanozin dhe lëngun e limonit. Përziejeni me karkalecat dhe shërbejeni të nxehtë.

Lini një koment