Sugjerojmë:

Receta speciale e qepëve të mbushura me kërpudha dhe mustardë

3 qepë
500 gram mish i grirë
Majdanoz i grirë
1 lugë çaji sheqer kaf
Kërpudha të copëtuara
1 lugë gjelle salcë soje
1 lugë gjelle ketchup
1 lugë gjelle salcë mustarde
1 pako feta proshutë
Thërrime buke
¼ qepë

1.Si fillim ngrohni furrën në temperaturën 210 gradë.

2.Pastaj pastroni qepët dhe pritini në njërën anë.

3.Hiqni pjesën e brendshme.

4.Ndërkohë, në një tas të madh miksoni mishin e grirë, kërpudhat, majdanozin, sheqerin, salcat dhe thërrimet e bukës.

5.Përziejini mirë dhe në fund hidhni qepët e grira.

6.Mbushni qepët me përzierjen me mish të grirë dhe mbështillni secilën prej tyre me një fetë proshutë.

7.Renditini në një tavë dhe vendosini në furrë të piqen për 40 minuta.

8.Largojini nga furra dhe spërkatini me pak salcë sipas dëshirës.

9.Rikthejini për 5 minuta në furrë. Pastaj sherbejini duke hedhur salcat.

Lini një koment