Receta speciale e piteve arabe erdhi

Pite arabe

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 3 pite të gatshme (nëse doni t'i përgatisni vetë, kërkoni tek Neps recetën e piteve)
  • 1 domate
  • 150 gram mish viçi
  • 1 spec (gogozhare)
  • pak majdanoz
  • 1 qepë e vogël
  • 75 gram misër i gatshëm
  • 3 feta sallatë jeshile
  • Salcë kosi
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Në fillim skuqni mishin e viçit në një tigan me pak vaj duke i shtruar kripë e piper.

2

Ndërkohë në një enë të madhe bashkoni domaten e prerë në copa të vogla, specin, qepën, misrin, majdanozin, kripën dhe piperin.

3

Pas kësaj merrni pitet (duhet t’i keni ngrohur paraprakisht në një tost) dhe i lyeni me salcë kosi me ndihmën e një thike.

4

Shtoni mishin e viçit të ngrohtë, fetën e sallatës jeshile dhe pas kësaj shtoni mbushjen që përgatitët. Nëse doni mund t’i shtoni përsëri salcë kosi dhe e rrotulloni piten. Ju bëftë mirë!

Lini një koment