Sugjerojmë:

Receta që i kthen qepët e kuqe në disa turshi të shijshme

Receta që i kthen qepët e kuqe në disa turshi të shijshme

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Këto qepë si turshi janë perfekte për t’u kombinuar në sanduiçet që mund të përgatisni në kushtet e shtëpisë, në tacos, burgers, nachos, sallatë etj.

Ingredientët

  • 1 qepë të kuqe mesatare
  • ¾ filxhan me uthull të bardhë
  • ¼ filxhan me lëng limoni
  • ½ gotë me ujë
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 thelpi hudhra
  • 8 manaferra pikante
  • 1 lugë kafe piper kokërr
  • 2 gjethe dafine

Udhëzimet

1

Qëroni qepën dhe e prisni në shirita të gjatë.

2

Në një tigan në zjarr shtoni uthullën, ujin, sheqerin, kripën, hudhrën, piperin, manaferrat pikante dhe gjethet e dafinës.

3

I përzieni mirë dhe i lini për 10 minuta në zjarr mesatar.

4

Lëngun shtojani qepëve. Tani shtoni lëngun e limonit dhe i përzieni mirë.

5

Sapo të ftohen pak, kalojeni masën në një kavanoz dhe i ruani në frigorifer.

Lini një koment