Receta më ‘cool’ e çajit të ftohtë të bërë në shtëpi
Këtu është çaji i ftohtë që unë do ta pija gjatë gjithë verës: çaj i ftohtë Thai! Është fantastik për t’u hidratuar dhe për të luftuar ditët e nxehta. Kjo është receta e çajit që e gjeni në çdo restorant me gatime tajlandeze, por bërja e këtij çaji në shtëpi është çuditërisht super e lehtë.
Ku ndryshon çaji ‘Thai’ nga çaji i ftohtë i zakonshëm?
Ndërsa çaji i ftohtë i zakonshëm mund të jetë disi i butë dhe shërbehet me opsionin e çajit të ëmbël, çaji i ftohtë Thai është më i koncentruar dhe i shijshëm. Kjo pije e veçantë ka shumë ‘star anise’ një erëz që mund ta gjeni te dyqanet e erëzave edhe në vendin tonë, por edhe karafil, të cilat i japin edhe një aromë të veçantë. Ëmbëlsohet me pak sheqer dhe një lugë qumësht i kondensuar (qumësht Panda).
Përbërësit: Për 4 persona
5 gota uji
6 bustina çaj i zi ose çaj i kuq ‘Thai’, ose 1 e 1/2 lugë çaj sipas dëshirës
2 ‘star anise’ (e gjeni te dyqanet e erëzave)
3 karafila
2 lugë sheqer
Akull
1/4 filxhan qumështi i kondensuar
Përgatitja:
Ziejeni ujin. Hiqeni nga zjarri dhe në enën e ujit, vendosni qeset e çajit, ‘star anise’ dhe karafilat.
Sigurohuni që ato të zhyten plotësisht. Lëreni për 10 minuta. Hiqni qeset e çajit dhe erëzat: Përdorni një lugë të madhe ose një sitë.
Hidhni edhe sheqer, trazojeni derisa të tretet. Lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës.
Për ta shërbyer:
Përdorni gota të gjata dhe mbushni secilën me kube akulli. Plotësoni secilën gotë qelqi deri te 3/4 plot me çaj.
Shtoni një lugë gjelle qumështi të kondensuar të ëmbël në secilën gotë qelqi dhe trazojeni për t’u kombinuar. Pijeni menjëherë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment