Receta e thjeshtë e një pice shtëpie që mund ta përgatisë kushdo
Sa prej jush e adhurojnë shijen autentike që na jep pica e përgatitur në shtëpi?
Epo atëherë jeni në artikullin e duhur, pasi Neps.al ju jep recetën e thjeshtë të një pice që mund ta përgatisë kushdo prej jush.
Përbërësit:
Për brumin: 300 gram miell
80 ml vaj luledielli
1 gotë ujë i vakët
1 lugë çaji maja
pak kripë
Salcë domateje
2 speca
150 gram proshutë
150 gram kërpudha
300 gramë djathë picash
Udhëzime:
Bashkoni të gjithë përbërësit e brumit dhe e punoni mirë masën.
Pasi e zëmë brumin e lëmë të pushojë për të paktën 2 orë. Pas kësaj brumi duhet të dyfishojë vëllimin.E ndani në 2-3 toptha të vegjël. I hapni me dorë dhe me pak miell që të mos çahet brumi.
E lyeni sipër me salcë domatesh. Shtoni djathin e grirë imët. Vendosni proshutën, kërpudhat, specat.
E fusni picën në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Kështu veproni edhe për 2 picat e tjera. Ju bëftë mirë!
Nëse nuk e imagjinon dot mëngjesin pa një filxhan kafe, ka diçka që duhet të dish! ☕ Kafeina mund të ndikojë në sasinë e kalciumit që organizmi yt humbet çdo ditë dhe, nëse nuk ushqehesh siç duhet, kjo mund...
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe një kujtesë e rëndësishme për çdo grua e vajzë: njihe trupin tënd dhe mos neglizho një ndryshim të ri apo të pazakontë. Kur mendojmë për kancerin e gjirit, shenja...
Nëse ke vendosur të humbësh peshë, me shumë mundësi dëshiron t’i shohësh rezultatet sa më shpejt. Hipën në peshore pas disa ditësh dhe pret që numri të ketë rënë. Dhe kur dëgjon për dieta që premtojnë 4 apo 5...
Lini një koment