Sugjerojmë:

Receta e pestos siciliane, idealja për të shoqëruar pjatat tuaja!

50 gram stika pishe
250 gram rikota
1 tufë borzilok
450 gram domate të kuqe
150 gram djathë i grirë
1 thelpi hudhër
Vaj ulliri
Kripë, piper

1.Lani mirë domatet dhe hiquni lëkurën.

2.Pasi të keni qëruar domatet, pritini dhe hiquni farat e kërcejt e brendshëm, më pas lërini të kullojnë lëngun e tepërt.

3.Në një tepsi, shtroni letër furre dhe vendosni aty domatet. Piqini për 60 minuta në 100 gradë Celsius.

4.Ndërkohë, lani dhe thani borzilokun, qëroni dhe shtypni hudhrën, grini djathin grana dhe vendosini këta përbërës në një mikser së bashku me stikat e pishës, vajin e ullirit dhe domatet që i keni hequr nga furra dhe i keni ftohur.

5.Frulojini të gjitha bashkë dhe pasi të keni përftuar një përbërje homogjene, transferojeni në një enë të madhe, shtoni rikotën dhe përzieni masën me një lugë druri.

6.Rregullojeni peston me kripë e piper sipas dëshirës.

Lini një koment