Sugjerojmë:

Makarona me sallam pikant dhe salcë domatesh

Përbërësit:

-pako makarona të shkurtra

-salcë me erëza

-1 qepë e grirë imët

-1 thelpi hudhër

-Vaj ulliri

-1 spec i kuq

-200 gr sallam pikant

-Kripë

-Piper

-Majdanoz

-100 gr djathë parmixhano të grirë

Përgatitja:

1.Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni makaronat të zihen.
2.Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri vendosni për të skuqur hudhrat dhe qepën e grirë imët.
3.Shtoni më pas specin e kuq dhe sallamin pikant. I lini të skuqen të gjitha bashkë dhe shtoni dy lugë gjelle salcë. Rregullojini me kripë, piper dhe majdanoz.
4.Shtoni makaronat dhe i përzieni mirë.
5.Sipër hidhni pak djathë parmixhano.
6.Trazojini mirë dhe shërbejini të ngrohta.

Lini një koment