Receta e krapit në tavë, pjata me të cilën mburret krenare Shkodra!

Tavë krapi

Persona: 6 persona
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Siç ju premtuam më herët, me çeljen e rubrikës së “Qytet më qytet”, ju sjellim më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së tavës së krapit. Kjo është një recetë tipike e qytetit të Shkodrës, prandaj nëse se keni përgatitur më parë, tani është koha.

Ingredientët

  • 4 kg krap
  • 400 gram hudhra
  • 1.5 kg qepë
  • 1 kg domate të buta (për salcën)
  • 4-5 gjethe dafine
  • Kripë dhe piper
  • Pak majdanoz

Udhëzimet

1

Si fillim duhet pastruar shumë mirë peshku. Hiqni lupsat dhe pastroni mirë kokën e krapit. Nuk duhet të ketë gjak dhe ujë.

2

Ndajeni peshkun në disa pjesë dhe i jepni një të skuqur të lehtë. Kështu peshku do të mblidhet ndërsa vajin që mbetet mos e hidhni pasi me të do të përgatitet lëngu i tavës.

3

Skuqni në të qepën e grirë imët. Shtoni hudhrat dhe më pas domatet e qëruara. Trazojini vazhdimisht. Tani shtoni pak uthull, kripë, piper dhe gjethet e dafinës.

4

E lini të ziejë masën për pak minuta. Pasi salca të jetë gati shtoni fetat e krapit. Tani e fusni tavën në furrë me temperaturë 150 gradë celsius.

5

Pas 25 minutash tava e krapit do të jetë gati dhe tani është koha për t’i shtuar majdanozin. Ju bëftë mirë!

Lini një koment