Sugjerojmë:

Receta e kekut me portokall dhe copëza çokollate

250 gram miell
1 zarf pluhur pjekjeje
3 kokrra vezë
5 lugë gjelle me sheqer
1 filxhan kafeje me vaj luledielli
1 portokall
1 çokollatë sipas dëshirës e thërrmuar

1.Portokallit merrini lëngun dhe lëkurën e grini imët.

2.Në një enë shtoni mielin e situr, pluhurin pjekës, lëngun dhe lëkurën e portokallit. I përzieni mirë.

3.Në një enë tjetër rrihni vezët me sheqerin. Tani i shtoni sipër, masën me miell.

4.I trazoni bashkë me mikser elektrik, duke i shtuar gradualisht vajin e lulediellit dhe copëzat e çokollatës.

5.Masën kalojeni në një tavë për ëmbëlsira (tavën e lyeni paraprakisht me pak gjalpë e miell).

6.E fusni në furrë për 35-40 minuta në temperaturë 180 gradë.

7.Shijojeni të ngrohtë dhe nëse dëshironi mund t’i shtoni sipër pak sheqer pluhur.

Lini një koment