Receta e Artjolës: Lazanja me kunguj, gjizë dhe salcë
Në rubrikën tonë të përjavshme “Receta ime” njëra prej ndjekseve të Neps.al, Artjola na ka shkruajtur duke treguar recetën e saj speciale, “Lazanja me kunguj dhe salcë enchiladas”.
Artjola ka shtuar edhe përbërës të tjerë që lazanja të marrë shije akoma më të mirë dhe recetën e ka ndarë me ne. Mëposhtë po ju tregojmë hapat e përgatitjes…
Përbërësit:
Kripë
1/2 petë lazanjash
1 lugë çaji vaj ulliri
2 karafil hudher
1 qepë të vogël
1/2 lugë çaji qimnon
Salcë enchiladas
Domate e konservuar
1/4 filxhan majdanoz
1 djathë pikant
2 kunguj jeshilë
Një kuti gjizë
Përgatitja:
1.Ngroheni furrën në 180 gradë.
2.Në një tenxhere të madhe me ujë të valuar të kripur, gatuani petat e lazanjës sipas udhëzimeve të paketimit.
3.Kullojini dhe u shtoni pak vaj ulliri për të parandaluar fërkimin mes tyre.
4.Ndërkohë, në një tenxhere të madhe mbi nxehtësinë mesatare, ngrohni 1 lugë çaji vaj ulliri.
5.Shtoni hudhër, qepë, qimnon,kripë dhe përzijini 3 deri në 4 minuta.
6.Shtoni salcën enchilada, domate, majdanoz, dhe përzijini deri sa të ngrohen.
7.Në një tavë të madhe shtroni një shtresë të hollë salcë, një shtresë të vetme të pastave të lazanjave, një shtresë piperi, një shtresë kungulli të njomë dhe një shtresë gjizë.
8.Përsëritini sërish shtresat, mbulojini me petë dhe piqini, 15 minuta, pastaj rrisni temperaturën në 200 gradë.
9.Piqini për 20 minuta, pastaj garnizojini me majdanoz dhe shërbejeni.
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Lini një koment