Sugjerojmë:

Reçel me dardhë dhe xhinxher

Reçel me dardhë dhe xhinxher

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 Koha e gatimit: 25

Reçelrat dhe marmelatat, mikesha të mira të vakteve të zemrës, por perfekte për t’u pasur edhe në një aperitiv si shoqëruese të djathrave. Sot do t’ju zbulojmë recetën e reçelit me dardhë dhe xhinxher, një shije e freskët, intensive dhe që qëndron këndshëm në degustimet tona.

Ingredientët

  • 1 kg dardhë
  • 100 gr xhinxher i freskët
  • 350 gr sheqer
  • 50 gr lëng limoni

Udhëzimet

1

Merrni dardhët, qërojini , ndajini më dysh, pastaj më katërsh që t’u hiqni farat më kollaj. Pritini në copa. Qëroni xhinxherin dhe priteni në copa. Më pas shtrydhni lëng limoni mbi copat e xhinxherit dhe të dardhëve.

2

Më pas, siç janë copat e xhinxherit dhe dardhëve, bashkë me lëngun e limonit, hidhini në një tenxhere, shtoni dhe sheqerin dhe vendosini të ziejnë në zjarr të mesëm. Kur të shkrijë sheqeri, ngrijeni pak zjarrin dhe kur reçeli të arrijë temperaturën 108 gradë Celsius, hiqeni.

3

Kalojeni reçelin në grirësen e perimeve dhe frulojeni. Më pas, kur të jetë ftohur, kalojeni në kavanozë të sterilizuar dhe mbyllini hermetikisht. Ruajini larg dritës dhe nxehtësisë.

Lini një koment