Paçe e Dibrës, si nga dora e gjyshes
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Të këndshme në pamje dhe akoma më shumë në shije, raviolit e mbushura me reçel janë ëmbëlsira perfekte për një vakt zemre ose për t’u konsumuar pas një vakti kryesor. Krokante, me sheqer pluhur dhe të mbushura me reçel luleshtrydhesh (ose në bazë të preferencave tuaja), janë një ndër ëmbëlsirat më interesante që mund të përgatisni në shtëpi.
Sitni miellin dhe aromatizojeni me lëkurën e grirë të limonit, krijoni një formë vullkani dhe në qendër hidhni vezët të cilat i keni rrahur më parë dhe sheqerin e shkrirë në 75 ml ujë. Punoni brumin me këta përbërës dhe më pas shtoni gjalpin e zbutur dhe të prerë në copëza si flokë bore.
Punoni brumin derisa të jetë homogjenizuar, vendoseni në një qese kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta. Më pas, me anë të një petëzi hapni një petë të hollë dhe krijoni katrorë 8-10 cm.
Me një furrcë ose lugë vendosni një shtresë reçel mbi katrorët duke i lënë anët të lira; mbulojini me gjysmat e tjera duke i mbullur anët dhe priti nraviolit me formën e tyre ose një prerëse picash.
Skuqini në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë, spërkatini me sheqer pluhur dhe servirini.
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Në një tas të madh shtoni gjalpin, sheqerin dhe lëkurën e limonit. I rrihni fort me një mikser elektrik. Më pas shtoni të verdhët e vezëve, kripën dhe ekstraktin e vaniljes. Pasi i keni trazuar mirë shtoni bajamet e...
Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Secilën...
© 2024, Neps | All rights reserved | Design by Neps.al
Lini një koment