Sugjerojmë:

Ravioli me djathë, domate dhe kërpudha

500 gr ravioli me djathë
1 presh
250 gr kërpudha
1 brokoli
200 gr djathë mocarela
250 gr domate të konservuara
200 gr tomatina
1 pako salcice pule
1 koncentrat supë viçi
5 lugë vaj
Borzilok
Kripë, Piper

1.Raviolit zihen në ujë me kripë dhe pastaj kullohen nga lëngu i tepërt.

2.Brokoli coptohet dhe zihet në ujë me kripë.

3.Kërpudha dhe domatet e konservuara priten në kubikë, preshi grihet imët, ndersa mocarela,tomatinat dhe salcicet priten në rrathë.

4.Në pak vaj kavardiset preshi,shtohen kërpudhat,domatet ,borziloku sipas shijes.

5.Të gjitha kavardisen avash – avash deri sa të zbuten kërpudhat.

6.Në mbushjen e përgatitur me salcice shtohen edhe brokoli dhe ravioli pastaj përzihen me tel kuzhine.

7.Në një tavë të lyer me vaj derdhim masën e pergatitur dhe e rrafshojmë.

8.Pjesa qendrore mbulohet me rrathë mocarela, përreth renditen tomatinat dhe tava futet në furrën e nxehtë në 200 gradë për tu pjekur.

Lini një koment