Nëse në pamje të parë, menduat se do ju japim një recetë e keni gabim. Mjaltin, tërshërën dhe qumështin mund t’i shfrytëzojmë për një maskë fantastike fytyre.
Kjo maskë shërben si një scrub, e cila i jep fytyrës suaj shkëlqim në pak minuta.
Ju nevojitet:
- 1 lugë gjelle qumësht
- 1 lugë gjelle tërshërë
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe aplikojeni maskën në fytyrë.
- E lini për 10 minuta të veprojë në fytyrë.
- Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe do të kuptoni diferencën.

Bëhuni gati për disa komplimente të mira!/neps.al
Lini një koment