Sugjerojmë:

Qofte të zhytura në salcë domatesh

Qofte të zhytura në salcë domatesh

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Recetë e veçantë e përgatitjes së qofteve, joshëse dhe njëkohësisht me një shije delikate. Receta ju tregon hap pas hapi si ta përgatisni atë...

Ingredientët

  • 500 gram mish viçi i grirë
  • 500 gram domate
  • 1 qepë e vogël
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 vezë
  • 2 thelpi hudhre
  • 1 tufë majdanoz
  • pak sheqer
  • Kripë, piper
  • Rigon
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Presim domatet, specat, qepën dhe hudhrat imët. Në një tenxhere vendosni qepën, hudhrat, specat dhe i skuqni me vaj ulliri për pak minuta.

2

Pasi të jetë gati e hiqni tenxheren dhe e lini të ftohet. Në një enë tjetër trazoni mirë të gjithë përbërësit (përveç domates dhe sheqerit), derisa të krijohet një masë si brumë.

3

Marrim pak nga brumi i qofteve dhe u japim atyre formë të rrumbullakët.

4

I skuqim pak në tiganin ku gatuam qepën. I lëmë të marrin ngjyrë nga jashtë, por pa u pjekur brenda.

5

I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan vendosim domaten, kripën, piperin, pak sheqer, pak ujë ose lëng perimesh (nëse duhet).

6

E lëmë salcën të lidhet mirë dhe vendosim qoftet.

Lini një koment