Sugjerojmë:

Qofte të shpejta në salcë

Qofte të shpejta në salcë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Qoftet hyjnë tek ato ushqime që pëlqehen nga të gjithë, janë të thjeshta dhe të shpejta pë t’u përgatitur dhe rezultatet janë gjithmonë për të lëpirë gishtat. Zakonisht përgatiten me mish të grirë të gatshëm, por nëse në frigorifer keni copa mishi me kërce ose dhjami, mund t’i grini në makinën e mishit për të përgatitur qofte të mrekullueshme. Le të vazhdojmë me përgatitjen e qofteve!

Ingredientët

  • Bukë e mbetur që keni në shtëpi
  • Një gotë qumësht
  • 500 gr mish i grirë
  • 1 vezë
  • Hudhër, kripë, piper, arrë moskat
  • Një vazo salcë domatesh
  • Vaj ulliri e.v

Udhëzimet

1

Zbusni bukën në qumësht. Më pas bashkojeni me mishin e grirë me vezën, hudhrën, kripë, piper e arrë moskat. Përzieni mirë gjithçka dhe formoni topa të vegjël me dorë. Për më shumë shije, kalojini në fara susami ose fara lulëkuqesh.

2

Skuqini ato në vaj të nxehtë. Në një tigan tjetër, ngrohni salcën e domateve me pak rozmarinë dhe pak vaj ulliri e.v. Më pas hidheni salcën në një enë dhe aty vendosni qoftet. Sipas dëshirës mund t’i spërkasni me djathë të grirë e gjethe majdanozi.

Lini një koment