Sugjerojmë:

Qofte të bëra vetë, receta e parezistueshme e ditës

250 gr mish viçi
250 gr mish gici
1 vezë
5 lugë qumësht
100 gr galetë
1 qepë e grirë në rende
1 thelpi hudhër
Kripë, Piper


1.Përzieni mirë me duar të gjithë përbërësit dhe formoni qoftet në formë rrethore.

2.I lini në frigorifer për 2 orë dhe i piqni nga të dyja anët për 20 min .

3.Ndërkohë përgatisni salcën:

4.Shkrinii 40 gr gjalp në tigan dhe skuqni 40 gr miell sa të zverdhet .

5.I shtoni 150 ml lëng perimesh e 150 ml lëng mishi .

6.E trazoni me tel që mos të formohen kokrriza dhe i shtoni 1 lugë çaji mustardë , kripë , piper dhe 100 ml pana.

7.Lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë sa të trashet salca dhe shtoni qoftet, 5 min para se ta fikni sobën.

8.Sipër mund të shtoni majdanoz të freskët dhe shërbejini.

Receta nga: Elena’s Blog

Lini një koment