Sugjerojmë:

Qofte pa mish, por me misra. I reziston dot?

1 filxhan me misra të freskët
1 gotë me bukë të grirë imët
1 vezë e plotë+ 2 të verdha vezësh të rrahura
4 qepë të njoma të grira imët
2 lugë gjelle majonezë
1 spec i kuq i prerë imët
2 lugë gjelle kos
¼ filxhan me majdanoz i grirë imët
Kripë, piper për shije
1 kuti ton peshku
Lëngu i një limoni

1.Në një tas të madh bashkoni misrat, bukën, vezët, qepën e njomë, pak kripë e piper, majonezën, kosin, majdanozin, lëngun e limonit dhe specin.

2.I përzieni mirë dhe shtoni tonin e peshkut (kullojeni më parë nga vaji).

3.Tasin mbështilleni me një qese kuzhine dhe e fusni në frigorifer për 1 orë sa të forcohet disi.

4.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

5.Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine.

6.Nxirreni masën nga frigoriferi dhe formoni qoftet me dorë.

7.I vendosni në tavë dhe i fusni në furrë të piqen për 24-28 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment