Sugjerojmë:

Qofte orizi në furrë, të mbushura me djathë

350 gr djathë dhie
400 gr oriz
1 litër ujë
4 lugë gjelle gjalpë
3 vezë
Nenexhik të freskët
Pak shafran
Kripë

1.Në një tenxhere skuqni gjalpin. Zieni orizin me metodën e zakonshme me ujë e kripë. I shtoni edhe pak shafran për ngjyrë e shije më të mirë.

2.Pasi të ketë zierë, e lini të ftohet dhe e kaloni me një lugë në një tavë të madhe.

3.Shtoni vezët e rrahura dhe nenexhikun. E përzieni të gjithë masën me duar dhe formoni disa qofte të vogla.

4.Në mes i fusni pak djathë dhe i punoni sërish, për t’i dhënë një formë të rregullt rrumbullake.Kështu veproni me secilën qofte.

5.Tani i radhisni në një tavë me një distancë nga njëra-tjetra dhe ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

6.I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë C.

Lini një koment