Sugjerojmë:

Qofte me spinaq, një mënyrë për të bindur fëmijët të hanë perime

1 kg spinaq
2 vezë
1 lugë manxuranë
1 lugë gjelle parmixhano i grirë
Pak miell qiqrash
2 qepë të njoma
3 lugë vaj
Kripë

1.Bashkoni spinaqin e larë mirë me manxuranën, qepët e njoma të grira imët, shtojuni kripë dhe lërini në zjarr mesatar derisa të zbuten.

2.Kur të ftohet kjo përzierje, grijeni në mikser duke i shtuar pak vaj, parmixhanon dhe vezët. Shtoni pak miell qiqrash për ta bërë masën kompakte.

3.Krijoni qoftet duke formuar topa nga masa e brumit. Kalojini ato në miell dhe vendosini në një tepsi të lyer me vaj.

4.Piqini në furrë për 15-20 minuta duke i kthyer nga ana tjetër.

5.Shërbejini me majonezë të përgatitur vetë ose salcën tuaj të preferuar.

Lini një koment