Qofte me kungulleshka, të parezistueshme!

Qofte me kungulleshka, të parezistueshme!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 400 gram kungulleshka
  • 100 gram djathë parmixhano
  • 500 gram bukë
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 gotë miell misri
  • Kripë, piper
  • Pak borzilok

Udhëzimet

1

Lani kungulleshkat, i pastroni dhe i grini imët në rende.

2

Në një enë shtoni djathin, vezën, miellin, hudhrën, borzilokun dhe tulin e bukës, së copëtuar.

3

I përzieni mirë me dorë. Shtoni më pas tulin e kungulleshkave dhe formoni topthat me dorë.

4

I shtypni mirë që të forcohen, i ngjyeni në një tas me miell misri dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment