Sugjerojmë:

Qofte me gjizë deleje, shijojnë për mrekulli!

50 gram galetë
2 vezë
500 gram gjizë deleje
100 gram parmigiano
Trumzë e grimcuar
Kripë, piper, hudhër pluhur

Në një enë shtoni gjizën. Nëse e keni pa kripë, rregullojeni shijen duke ia shtuar vetës.
Shtoni vezët, djathin, hudhrën, trumzën, pak kripë e piper.
I përzieni me dorë dhe formoni disa toptha të vegjël me dorë.
I kaloni tek ena ku keni galetën, i lyeni mirë para e mbrapa.
Pas kësaj i vendosni në një tavë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
I fusni në furrë për 8-10 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment