Me këtë metodë të thjeshtë do të shihni menjëherë një ndryshim të madh. Nuk do të ketë më njolla dhe frigoriferi juaj do të jetë si i ri!
Çfarë ju duhet:
- vaj ulliri
- Një peshqir për pastrim
- Një copë mikrofibër
- një shishe spray (bosh)
- 1 gotë ujë
- 1 gotë uthull e bardhë e distiluar
Udhëzime:
- Shtoni në shishen bosh të spray-t ujin dhe uthullën. Tundeni mirë shishen që të përzihen përbërësit
- Spërkasni përgatitjen në sipërfaqen e frigoriferit tuaj. Më pas fshijeni me peshqir që të pastrohen dhe gjurmët e gishtave e të ushqimeve.
- Përfundoni pastrimin me vaj ulliri. Hidhni disa pika vaj ulliri në copën tuaj mikrofibër.
- Më pas fërkoni sipërfaqen vazhdimisht, në të njëjtin drejtim. Prisni 20 minuta dhe me të njëjtën mikrofibër pastroni ndonjë mbetje të pikave të vajit të ullirit.
Lini një koment