Sugjerojmë:

Pure për bebe me kuskus, mollë dhe rrush të thatë

Ingredientët

  • 1 mollë
  • Kuskus
  • Rrush i thatë
  • Kanellë

Udhëzimet

1

Merrni mollën e qëroni në copa të vogla dhe zieni në avull.

2

Rrushin e thatë e vendosni të zbutet pak në një filxhan me ujë të ngrohtë.

3

Kuskusin e vendosni në një pjatë dhe e mbuloni me ujë të valuar dhe e lini 7 minuta që të jetë gati.

4

Në fund bashkoni mollën, kuskusin, rrushin e thatë dhe i vendosni në blender deri sa të krijohet një pure homogjene.

5

Mund t'i shtoni pak kanellë për një shije akoma më të veçantë.

Lini një koment